E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e Bajram Lulit në Angli, policia arreston autorin

Bajram Luli, 27 vjeç, u vra në Greenford

Policia britanike ka arrestuar autorin e vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar, Bajram Luli, i cili u sulmua pë vdekje me thikë më 14 mars të këtij viti.

Autori i vrasjes së 27-vjeçarit është bashkatdhetari i tij, Sabin Manda 31 vjeç, i cili ra në prangat e policisë një ditë më parë.
Bajram Luli u godit me thikë në Sudbury Heights Avenue, Greenford rreth orës 17:30 të 14 marsit.

Policia metropolitane e gjeti të plagosur brenda një makine Kia të bardhë. Mësohet se Luli ishte transferuar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë