E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë autori Ruben Saraiva

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin portugez Ruben Saraiva, i shpallur fajtor për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në prill të vitit 2023 në Shëngjin, ku Nikulaj u ekzekutua brenda ambientit të biznesit të tij.

Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”.

Sipas akuzës, krimi ishte i organizuar dhe i planifikuar, ndërsa roli i Saraivës konsiderohet kyç në ekzekutimin e tij. Në seancat e mëparshme janë paraqitur prova, dëshmi dhe ekspertiza që, sipas Prokurorisë, faktojnë përfshirjen e të pandehurit në këtë ngjarje të rëndë.

Reklamë

Sipas prokurorisë vrasja e Nikulajt dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhia për motive gjakmarrje. Të përfshirë si ndihmës edhe 4 shtetas britanikë.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte vijim i zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt i nisur që në vitin e largët 1997. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë