E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja e Admir Muratajt në Rinas, familjarët padisin Policinë

Familjarët e Admir Muratajt kanë ngritur kallëzim penal ndaj efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

 

Avokati Arbër Hoxhaj, në emër të familjarëve të Admir Muratajt ka depozituar paraditen e së enjtes kallëzim penal ndaj Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, duke kërkuar hetim për vrasjen e të afërmit të tyre.

 

Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Më shumë video