Familjarët ishin ato që gjetën trupin e vrarë të 33-vjeçarit, Valter Fejza, që u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Ai u qëllua me armë zjarri jashtë automjetit të tij, një një rrugë afër Kishës së fshatit Hot i Ri. Autor/et pasi e kanë qëlluar janë larguar nga vendngjarja.

 

Familjarët pasi kanë konstatuar trupin e pa jetë kanë lajmëruar uniformat blu. Të afërm të viktimës po merren në pyetje për të mësuar nëse 33-vjeçari ka pasur konflikte me njeri.

 

Uniformat blu kanë krehur zonën dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *