Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme (24 nëntor) në Londër, ku është takuar me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe, në vijim të turit të bashkëbisedimit me diasporën.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka folur për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
Lexo edhe :
Related Posts
Rama u shpreh se ende pa u varrosur dolën të gjithë djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Rama: Një fëmijë vritet tragjikisht nga një fëmijë tjetër. Në Shqipëri fryhen me një nguc kriminal kanalet e ujërave të zeza të politikës dhe mediave. Askush nuk pyet më për viktimën. E kthejnë viktimën për interesat e tyre. Ku bën vaki? Ju jeni këtu, ndiqni këtu jetën e përditshme të një vendi kaq të pasur, por edhe me plot probleme. Në cilin vend demokratik që pa u varrosur akoma viktima e pafajshme të dalin gjithë djajtë dhe ja marrin valles për pushtet duke shkelur mbi trupin e të ndjerit? Ku bën vaki? Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare.
Për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve. Më herët, kryeministri Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA. /vizionplus.tv








