Subscribe

Vrasjet nga personat me probleme mendore janë rritur nga viti në vit.

 

350 autorë po vuajnë dënimin me trajtim të detyrueshëm në ish-burgun e Shënkollit.

 

Avokati Sajmir Vishaj thotë se koordinimi i policisë me pushtetin vendor do të parandalonte shumë nga krimet.

 

Sajmir Vishaj- AVOKAT

 

Shteti me shtimin e këtyre rasteve, duhet të ketë një kooordinim mes pushtetit lokal dhe policisë apo specialistit të zonës, që i njeh shumë mirë banorët dhe problemet sociale apo psikiatrike, evidentimi i tyre do të bëjë parandalimin.

 

Psikiatrja Neli Demi ngre shqetësimin e mungesës së institucioneve për trajtimin e të sëmurëve. Kjo bën që shumë shpesh familjet ti mbajnë në shtëpi persona që janë në fazë të rënduar të shëndetit mendor të cilët përbëjnë rrezik.

 

 

Neli Demi- PSIKIATËR

Akoma shërbimet e shëndetit mendor janë të grumbulluara apo fokusuara në qendra të mëdha urbane dhe pjesa tjetëre popullsisë kanë pak apo aspak akses. Ka shumë familje që pranojnë ta mbyllin brenda 4 mureve të shtëpisë personin që vuan nga një sëmundje mendore, dhe të mos e ekspozojnë problemin. Një tjetër faktor është edhe konfliktualiteti i përgjithshëm në shoqërinë tonë, ka shumë probleme sociale, ekonomike, ndryshime brezash që e ushqejnë këtë konfliktualitet.

 

Një tjeter problem është edhe mos zbatimi i ligjit për regjistrin kombëtar.

 

Sajmir Vishaj- AVOKAT

Kohët e fundit Kuvendi I Shqipërisë, në bazë të një nisme të disa deputetëve, u hartua regjistri kombëtar, ku të gjithë duhet të jenë të regjistruar. Është një problem i madh i pushtetit lokal, i njësive administrative, të cilat kanë një regjistër, që duhet të përcaktojnë me radhë të gjithë personat.

 

Neli Demi- PSIKIATËR

Mendoj që ka hapësirë akoma në kuadrin ligjor, pavarësisht ligji për shëndetin mendor është rifreskuar së fundmi dhe është i kënaqshëm në sferën e marrëdhënieve ndërinstitucionale. Po flas për ligjin, pastaj zbatimi… hem është tjetër histori, që do më duhej një natë dimri për ta diskutuar.

 

Rastet e krimeve te kryera nga te semuret mendore kane qene te shmta.

 

Një vit më parë 38-vjeçari, Klodian Çalamani i mori jetën fqinjit të tij 8 vjeçar, në Fier, një ngjarje makabre që nxiti një reagim të fortë publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *