Subscribe

Sadetin Erkoçeviq i arrestuar të martën në kryeqytet para se të kryente një vrasje, u la ne burg nga gjykata e Tiranës.

 

Gjatë seancës për masën e sigurisë, 28 vjeçari nga Shkodra, i shumë kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë u shpreh se do të flasë në një moment të dytë.

 

Erkoçeviq gjithashtu deklaroi se nuk ka patur dijeni për dënimin me burg prej 20 vjetësh për një vrasje në një lokal me muzike live, në vitin 2014 në Shkodër.

 

Sipas burimeve, në skedarët e policisë Erkoçeviq dyshohet si vrasës me pagesë dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda gjatë vitit të kaluar në Shkodër ku ndodhën në seri atentatesh mafioze.

 

Në momentin e ndalimit në rrugën “Bilal Xhaferi ” në kryeqytet atij ju gjet një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

 

Por deri më tani ende nuk është zbuluar se cili ishte shënjestra e tij apo për llogari të kujt mund të kryente vrasjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *