Subscribe

Policia e Tiranës ka arritur ne përfundimin se plagosja e Mishel Manokut, dy ditë më parë në afërsi të shkollës “Partizani”, ishte e porositur kundrejt shumës 80 mijë euro nga Ervin Zallumi. Në përfundim të operacionit të koduar “pagesa”, policia zbardhi vrasjen e mbetur në tentativë, ndërsa arrestoi pese persona që nga porositësi i ekzekutimit e deri të vrasësi me pagesë e bashkëpunëtorët.

 

Sipas kreut të policisë së Tiranës, motiv i krimit është hakmarrja, kjo pasi ne vitin 2010 Manoku kishte tentuar të vriste Zallumin me thikë. Ngjarja ndodhi në afërsi të banesës së Zallumit pranë “Shkollës së Kuqe” në rrugën “Qemal Stafa”. Në atë kohë Mishel Manoku e qëlloi 30- vjeçarin pas shpine, por Zallumi kishte mundur të largohej.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *