Subscribe

Garuesve te huaj iu desh te përgatiteshin jo pak për maratonën e Tiranës. Pjesëmarrësit tregojnë edhe përshtypjet e tyre për Shqipërinë.

 

  1. Quhem Ruth Nundu Mbatha, jam nga Kenia. Kjo është hera e parë në Shqipëri për mua. Jam një nga fitueset e garës 10 kilometra, jam stërvitur për këtë gare.

 

  1. Jam nga Kenia, mora pjesë në garën për 10 kilometra, është hera e pare qe marre pjese ne një gare ne Tirane.

 

Pjesë e maratonës kanë qenë edhe organizata, mes tyre edhe UNHCR, nga e cila kanë vrapuar 150 pjesëtarë nën moton “Vrapo për refugjatët”.

 

“Me disa nga ekipi vrapojmë për refugjatet, kemi qene 150 veta, për një akt si grup dhe individual solidariteti për refugjatët në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Ne globalisht kemi edhe një lëvizje “Qëndro me refugjate, por ne jo vetëm që qëndrojmë por edhe vrapojmë me refugjatët”.

 

Por kjo ishte vetëm një anë e maratonës , pasi shumë qytetarët këtë te diele u përballën edhe me trafikun, për shkak se ishin të painformuar për akset rrugore që do të bllokoheshin.

 

Ne rrugët kryesore qe lidhen me qendrën e Tiranës u vu re një prezence e madhe e policeve bashkiake për të garantuar qarkullim sa më të lehtë të mjeteve në kryeqytet, si dhe për të siguruar perimetrin në të cilin zhvillohej maratona.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *