Subscribe

Voskopoja prej dy ditësh ka mbledhur me dhjetra sportistë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut të cilët kanë marrë pjesë në garat e vrapimit malor.

 

Garat u zhvilluan në tre etapa, 5, 10 e 21 kilometra.

 

Në garën e 5 kilometrave për femra vendin e parë e arriti Relianda Zhelegu, ndërsa vendet e dyta dhe të treta I ndanë garueset e huaja Rose dhe Judif Visser.

 

Për meshkuj, vendin e parë në po të njëjtën etapë e arriti Florenc Hysenllari, ndërsa u ndoq nga Leonard Xhyra dhe Ilir Hyko.

 

Debora Keçi u shpall fituese e garës së 10 kilometrave për ferma ndërsa Bledar Mesi në radhët e meshkujve.

 

Gara më e gjatë e këtij aktiviteti, ajo e 21 kilometrave u zhvillua si më e bukura dhe më e veçanta nga shpirti I garës.

 

Vendin e parë për femra në këtë garë e zuri Alma Rika, kurse në radhët e meshkujve ku nuk mungoi rivaliteti Anxhelo Danglli arriti të shpallej fitues.

 

Interesante në këtë aktivitet ishte jo vetëm pjesmarja e lartë por edhe moshat e ndryshme të garuesve, duke filluar që nga fëmijët e vegjël që u përfshinë në gara me distanca të reduktuara dhe deri te të moshuarit.

 

Tërhoqi vëmendjen dhe u duartrokit pjesmarrja e 83 vjeçarit Nexhat Xhemalçe në garën e 10 kilometrave.

 

Aktiviteti I garave të vrapimit malor filloi mëngjesin e të dielës dhe vazhdoi deri në mesditë duke përmbyllur kështu edicionin e tij të dytë rradhazi në Voskopojë.

 

Organizatori Altin Shollo tha se kjo veprimtari do të bëhet e përvitshme dhe do të shtrihet edhe në zona të tjera piktoreske në Shqipëri. Synimi, sipas tij, është që të promovohen sa më shumë vlerat turistike të zonave të ndryshme, traditat dhe kulinaria e tyre nëpërmjet sportit të bukur të vrapimit në natyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *