Vranësira e kthjellime, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi do të ndikohet nga vranësira e kthjellime. Në ekstremin verior do të ketë reshje shiu lokale. Era do të fryjë në jugperëndim-veriperëndim 1 deri 8m/sek. Në mbrëmje, era në forcim përgjatë bregdetit 12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë. Temperaturat pritet të regjistrojnë vlerat 10 gradë deri në 27 gradë Celcius.
Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme që do të ushtrojnë aktivitetin në brigjet e Adriatikut verior. Kështu reshjet do të përfshijnë kryesisht Kroacinë, Bosnjen, Serbinë e pesërisht Malin e Zi. Pjesa tjetër e rajonit do të ketë përgjithësisht mot me diell e vranësira.
Po ashtu, një ndërhyrje tjetër e masave ajrore të paqendrueshme nga veriu i Europës do të sjellë mot me reshje shiu në pjesën qendrore e lindore të kontinentit. I gjithë pellgu i Mesdheut do të përjetojë orë me diell e vranësira.




