E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 38 minuta më parë
Vendi

Vranësira dhe shira të pakët, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dobët në Ultësirën Perëndimore, por rrebeshe shiu priten në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë shtim të vranësirave dhe shirave në pothuajse të gjithë vendit, ku sërish më të dendura shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit; ndërsa momente me pika shiu do të ketë në zonat Jugore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale në Bulqizë deri në 22°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë