E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, herë pas here deri të dendura, më të theksuara në zonat malore në lindje.

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në veri, qendër, si edhe në relievet malore në lindje dhe jug  të vendit priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në zonat e larta malore në veri, lindje dhe jug, reshjet mund të shoqërohen në mënyrë të izoluar edhe me shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 17 m/s.

Reklamë

Deti Adriatik dhe Jon do të kenë valëzim të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat do të luhaten nga 24 gradë në qarkun e Korçës deri në 26 gradë në qarkun e Elbasanit, Beratit, Fierit, Gjirokastrës, Vlorës dhe Sarandës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë