E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 34 minuta më parë
Vendi

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e sotme vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht (orët e para të mëngjesit deri në orët e mesditës) me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Duke filluar pas orëve të mesditës gradualisht kemi ndërprerje të reshjeve si dhe alternime të shkurtra kthjellimesh. Reshjet do të mbeten të izoluara dhe të dobta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut era bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-18m/sek.

Vazhdo të lexosh

Reklamë