Detaje të reja kanë dalë mbi konfliktin, që ndodhi në Vlorë ku humbi jetën Arben Beqiraj 49 vjeç  pronari  i një lokali në plazhin e vjetër si dhe u plagosën dy persona të tjerë.

 

Policia ka zbardhur tërë dinamiken  e përplasjes mes viktimës dhe autorëve të dyshuar. Gjithçka ka ndodhu për një kalë.

 

Punëtori, i autorëve  mesditen e së dielës, kaloi para lokalit të viktimës, “Dolce Vita Mare”, i cili ndodhet në zonën e Plazhit të Vjetër, i mbushur me pushues. Kjo gjë nuk i pëlqeu pronarit të biznesit i cili i terhoqi vëmendjen e puntorit.

 

Pas kësaj situate, në lokal mbërriten katër autoret të cilët debatuan me 49 vjeçarin Arben Beqiraj. Ata u larguan për tu rikthyer sërisht disa orë më vonë të armatosur.

 

Dy prej tyre, Eduart Xhezo dhe një tjetër person hapën zjarr Beqirajt djalit dhe shokut të tij dhe me pas u larguan me shpejtësi me makinën e tyre drejt pyllit të Sodës.

 

Pronari i lokalit ndërroi jetë në orët e para të ditës së hënë në spitalin e Vlorës, ndërkohë që policia po punon per kapjen e 4 autorëve të dyshuar në konfliktin me pasoja tragjike.

 

Gjithashtu pak kohe me pare Arben Beqirajt i ishte vene eksploziv ne lokalin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *