Subscribe

Pesë persona janë arrestuar në flagrancë dhe  tre të tjerë u shpallën në kërkim për ngjarjen e rëndë të  mbrëmjes së të premtes në lagjen nr 13 në Durrës ku gjeti vdekjen Armando Baboci dhe u plagos rëndë djali I tij Erald Gjini ( Baboci) 19 vjec se bashku me një tjetër djal të ri.

 

Forcat e rendit bënë të mundur identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, kapjen dhe arrestimin  në flagrancë të  shtetasve:

 

Klodian Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç dhe Serxho Tatasi, 20 vjeç, banues në Durrës.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi te premten, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me mjete të forta e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit Erald Gjini, 19 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve si dhe shtetasi Armando Baboci (Gjini)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

 

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë dhe shtetasit :

 

Endri Cimo(Bregu)., 25 vjeç dhe Argit Kastrioti, 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”

 

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *