Politikë
Voton Xhani de Biazi: I kisha të qarta idetë se për kë do të votoja

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani de Biazi, ka votuar në një qendër votimi në shkollën “Kongresi i Lushnjes”, në kryeqytet. Pasi ka dalë nga qendra e votimit, De Biazi e ka quajtur ditën e sotme të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Reklamë
Ndërsa për votën e tij, trajneri Italian është shprehur se i ka patur idetë të qarta që në fillim se për kë do të votonte.
“Dita është e nxehtë, por sot do të vendoset për të ardhmen e vendit. E njoh shumë mirë dinamikën e këtij vendi, i kisha të qarta idetë e mia që më përpara se për kë do të votoja”, është shprehur De Biazi.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




