E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Voton Fatos Nano: E njoh mirë këtë lloj “opozite”, ja për kë votova

Ish-kryeministri Fatos Nano më bashkëshorten e tij kanë votuar ditën e sotme në Mullet, në shkollën 9-vjeçare “Sami Kalasa”.

Nano ka dhënë një intervistë për dritare.net, ku ka shpjeguar pse po voton dhe ka deklaruar hapur për kë , duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot. E njoh mire këtë lloj “opozite” u shpreh Nano .

 

“Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj.Zgjedhjet janë legjitime. Është koha të rreshtohemi hapur për progresin dhe qytetërimin, kundër primitivizmit tribal!Votuesit e majtë të votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!

Reklamë

 

Por ish lideri i së majtës shqiptare ka edhe një mesazh për opozitën:

 

Të votojnë kundër lidershipit te vet, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!

Vazhdo të lexosh

Reklamë