Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së Komisionit të Rithemelimit, lidhur me votimin e zgjatjes së procesit të vettingut.

 

Në reagimin e PD, thuhet se ata janë burracake se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe. Sipas PD, koha e non grata-ve të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar.

 

Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere. Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi.

 

Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak. Koha e non grata-ve të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *