Pas një zvarritjeje të gjatë, SHBA është gati t’i japë ‘dritën jeshile’ rezolutës që lejon dërgimin e më shumë ndihmave në Rripin e Gazës. Një votim shumë i vonuar për Gazën pritet të premten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pasi ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield tha se ishte gati ta mbështeste tanimë rezolutën.
Rezoluta do të sjellë ndihmë humanitare dhe do të mbështesë përparësinë që Egjipti ka për të siguruar që një mekanizëm në terren që do të mbështesë këtë ndihmë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi në Rripin e Gazës, numri i të vdekurve arriti në 20,000 që nga 7 tetori.
Rreziku i urisë në enklavën palestineze po rritet çdo ditë që armiqësitë vazhdojnë, ka paralajmëruar një agjenci e sigurisë ushqimore e mbështetur nga OKB-ja, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se asnjë spital nuk po funksionon në Gazën veriore dhe i gjithë sistemi i kujdesit shëndetësor të rripit është thuajse jashtë funksionit./vizionplus.tv/