Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla para votimit të mbrëmjes në seancën Plenare të Bundestagut, është pritur në një takim në Selinë Qëndrore të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) nga Sekretari i Përgjithshëm i CDU Paul Zemiak.

 

Në këtë takim Balla u shpreh Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë për vendimin e Bundestagut.

 

“Shqipëria i është mirënjohëse Kancelares Angela Merkel dhe Grupit Patlamentar të CDU për të mbështetur vendimin e Bundestagut që autorizon Qeverinë Federale për të miratuar në Këshillin Europian të 17-18 Tetorit fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë”.

 

Lidhur me rekomandimet e vendimit të Bundestagut, bashkëndamë vlerësimin se është në interesin e Shqipërisë, por edhe të partnerëve tanë evropianë që puna në këto fusha të drejtohet dhe të monitorohet në kontekstin e benchmarks të negociatave të anëtarësimit. Sigurisht është edhe në interesin e besueshmërisë së procesit të zgjerimit që të tregojë se dedikimi ndaj progresit në reforma po shpërblehet dhe është frytdhënës.

 

Me mbështetjen e Gjermanisë dhe BE, po ashtu edhe të SHBA, Shqipëria po ndërton një sistem të ri të drejtësisë. Gjermania është mbështetësi kryesor i Projektit EURALIUS, i cili ka krijuar kushtet për implementimin e reformës së drejtësisë, kontribuon në forcimin e pavarësisë, të transparencës dhe eficiencës së sistemit të drejtësisë.

 

Padyshim që pjesë e bisedës ishte edhe diskutimi mbi zgjerimin e kanaleve të bashkëpunimit. Si dy homologë në partitë respektive, ramë dakord për një vizitë të afërme të zotit Zemiak në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *