Subscribe

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë këtë të mërkurë Këshillit të Ministrave lidhur me projektin e votimit dhe numërimit elektronik.

 

KQZ kërkon fonde për të realizuar votimin dhe identifikimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

Në dokumentin dërguar Këshillit të Ministrave theksohet se kostoja e identifikimit biometrik në zgjedhje është rreth 2.1 miliardë lekë.

 

“Buxheti i miratuar për zgjedhje në shumën 1 miliardë lekë është i domosdoshëm për realizimin e procesit zgjedhor (pagesë komisionerësh, bazë materiale dhe shërbime zgjedhore) dhe nuk mund të angazhohet te ky projekt. Kërkojmë ndërhyrjen tuaj emergjente, për vënien në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të fondeve të domosdoshme ”Për implementimin e projektit të identifikimit elektronik të zgjedhësve për zgjedhjet e datës 25 Prill 2021″, në shumë totale 2.112.304.484 lekë”, thuhet në shkresë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *