Subscribe

Erion Veliaj kërkon votën e banoreve te Tiranës per Partine Socialiste dhe Edi Ramen kryeministër. Gjate inaugurimit te infrastrukturës rrugore te nje blloku pallatesh ne rrugën e Durrësit, Veliaj u tha banoreve se vota per Partine Socialiste ka ndikimin ne pushtetin lokal dhe ne investimet ne Tirane.

 

Gjate takimit me banoret e njësisë nr 7, Veliaj sqaroi edhe projektin per fondin e komuniteteve. 200 milion leke jane vene ne dispozicion kete vit nga bashkia per te bashkefinancuar ndërhyrje qe banoret i kane te nevojshme ne pallatin ku jetojnë, lyrje, meremetime apo ndërtim lulishtesh.

 

Erion Veliaj deklaroi se se shpejti do te përfundojnë disa nga projektet me te rëndësishme, sheshi “Skenderbej” dhe bulevardi i ri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *