Subscribe

Me gjithë adresimin për herë të parë të votimit të emigrantëve nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë, duket se kërkesa disavjeçare e diasporës, eshte thuajse e pamundur të përmbushet në zgjedhjet parlamentare të 2021-it. Pengesa për ta zbatuar dakordësinë e arritur për kodin e ri elektoral fillon me mos identifikimin e emigrantëve.

Krijimi i regjistrit të emigrantëve, shkëputja e tij nga ai kombëtar i gjendjes civile, e vë Komisionin e ri Zgjedhor para përgjegjësisë për të mundësuar votën e emigrantëve nga vendet rezidente.

Jo të pamundur e shohin shqiptarët e diasporës. Përmes një peticioni ata kërkojnë me këmbëngulje që mos t’u mohohet vullneti politik në zgjedhjet e një viti më pas.

Tashme që mundësia e përfshirjes në zgjedhje e votës së emigrantëve është më e afërt, rikthehet diskutimi, nëse diaspora që jetën e ka ndërtuar përtej Shqipërisë, duhet të imponojë në vendin amë vullnetin e saj politik, për aq kohë sa bëhet fjalë për një numër të madh votuesish, më e pakta një milionë.

Mekanizmi për votën e emigrantëve do të përcaktohet me krijimin e kuadrit ligjor. Në vende të ndryshme njihen praktika të ndryshme.

Si kundër opozita e bashkuar edhe vullneti politik i mazhorancës, e cila ka përgjegjësinë e krijimit të regjistrit të emigrantëve është pro votës së diasporës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *