E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vota e diasporës, Rama takon sot shqiptarët në Selanik

Kryeministri Edi Rama do të realizojë një tjetër takim ditën e sotme me shqiptarët e Greqisë, në kuadër të turit me diasporën.

Në orën 11:00 me orën lokale greke, kreu i vendit tonë  Edi Rama do të jetë në Selanik.

Takimi me shqiptarët në Selanik vjen menjëherë pas takimit me diasporën në New York, ku do të kërkojë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Ndërkohë, pak ditë më parë, në një postim në Facebook, Rama theksoi se rikthehet me kënaqësi të posaçme tek shqiptarët e Greqisë.

“Pasnesër do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian”, shkruate Rama. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh