Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e Greqisë në Selanik tha se Greqia është partner i pazëvendësueshëm për vendin tonë.
Rama u shpreh se qytetarët shqiptarë janë model bashkëjetese. Kryeministri theksoi se ka qenë një shqiptar që ka shpëtuar Selanikun nga një kob i madh historik dhe këtë histori të lavdishme t’ua përcjellin fëmijëve.
Lexo edhe :
Related Posts
Rama: Greqia është partner i pazëvendësueshëm. Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj. Të takosh shqiptarë në Selanik është një mundësi për të depërtuar thellë në një histori të thellë të bashkëpunimit, që një qytet si ky, ka ditur gjithmonë t’u ofrojnë botëve që e rrethojnë. Ju duhet t’ua mësoni me krenari fëmijëve tuaj që ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob i madh historik dhe i ka dhënë shansin më pas të gjejë më pas vendin dhe veten në bashkësinë e shteti modern grek, ku Selaniku ka begatuar si një nga qendrat më të zhvilluara ekonomike dhe një krenari kulturore e shoqërore të Greqisë.
Takimi i Edi Ramës me shqiptarët në Selanik vjen menjëherë pas takimit me diasporën në New York. /vizionplus.tv