Subscribe

Në juglindje Voskopoja është fshati turistik, i cili mban peshën më të madhe të turistëve gjatë gjithë vitit, por veçanërisht edhe për festa. Kreu i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus, tha se  fshati kampion i juglindjes, në të cilin nuk ka më vende të lira për të kaluar festën e vitit të ri, është Voskopoja.

Për ne Voskopoja është fshati kampion. Çdo strukturë akomoduese është e zënë për festat. Prej disa vitesh ky fshat është “on the top” për disa arsye. Për relievin e tij, restorantet, kuzhinën e larmishme, çka e bën si fshat të jetë një zgjedhje e parë për të gjithë turistët gjatë gjithë vitit, por veçanërisht për festat e fundvitit“, – u shpreh Filo.


Korça numëron rreth 4 mijë shtretër dhe sipas të dhënave ky numër është i prenotuar për festa. Ndërsa apartamentet që jepen me qira ditore, vështirë për të dhënë një numër të saktë. Sipas Filos këtë vit bashkia do të organizojë evente festive, që zgjasin përtej natës së ndërrimit të viteve.

Mund t’ju them që eventet festive nuk janë përqendruar vetëm në një ditë. Kemi menduar që të zgjasim ditët eventet, edhe përtej datës 31 dhjetor. Kemi evente edhe në datat 1 dhe 2 janar, që përkojnë me ditët e pushimit. Ndërsa në natën e ndërrimit të viteve do të kemi koncert në qendër të qytetet“, – tha Filo në E-ZONE.

Sipas kreut të bashkisë prenotimet për festa kanë një rritje të lehtë çmimesh, por sipas tij në Korçë ka oferta për çdo kategori familjesh, në varësi dhe të të ardhurave të tyre.

/Vizzionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *