E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vonoi transferimin e Vis Martinajt nga spitali privat, pezullohet kreu i policisë

Ministrja e Drejtësisë shkarkoi nga detyra drejtorin e policisë së burgjeve Enrik Sulejmani.

Vendimi është marrë pas debatit që prodhoi në një spital privat transferimi I Ervis Martinajt në spitalin e burgut.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se transferimi i Ervis Martinajt është bërë me 2 orë vonesë në raport me urdhërin që kishte marrë.

Ervis Martinaj nuk është lënë të largohet mjeket e spitalit privat me arsyetimin se nuk ishte në gjëndjen e duhur shendetësore për të lëvizur drejt spitalit të burgut.

Reklamë

Pas debateve të fort ate forcave te rendit me mjeket e spitalit,  Ervis Martinaj u transferua me dy orë vonesë drejt spitalit të burgut. Megjithatë kjo vonesë nuk është pritur mirë nga Ministria e Drejtësisë e cila ka urdhëruar pezullimin nga detyra të kreut të policisë së burgjeve Enrik Sulejmani.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë