E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Von Der Leyen telefonatë me kryeministrin e RMV: Janë afër arritjes së marrëveshjes me Bullgarinë!

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër një marrëveshjeje.

 

Reklamë

Në një postim në Twitter, ajo shkruan se  Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane.

 

“Telefonatë shumë e mirë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski. Lajmi i shumëpritur që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet. Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane“, pohon ajo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë