Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 August 2026
Vizion fokus

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pritet...

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për krime lufte!...

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë në burg...

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me SHBA-në për...

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet zjarri në...

Të paktën pesë të vrarë pas një sulmi rus...

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti kur familja...

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohen 3...

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin mesazhin për...

Von der Leyen: Sanksionet e BE-së kundër Bjellorusisë do të zgjerohen

10 Nëntor 22:10

Bashkimi Evropian do të zgjerojë sanksionet kundër Bjellorusisë javën që vjen. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas një takimi me Presidentin Joe Biden në Uashington, ku u trajtuan ndër të tjera çështje që lidhen me COVID-19 dhe klimën.

“Shumë shpejt, në fillim të javës së ardhshme, do të ketë një zgjerim të sanksioneve kundër Bjellorusisë”, u tha gazetarëve pas takimit zonja Von der Leyen duke vënë në dukje se, sanksionet do të zbatohen si ndaj individëve ashtu edhe subjekteve.

Diplomatë të Bashkimit Evropian kanë thënë se blloku planifikon të vendosë sanksione ndaj rreth 30 personave e subjekteve, mes tyre ministrin e jashtëm të Bjellorusisë si dhe ndaj linjës ajrore bjelloruse “Belavia”.

BE-ja dhe NATO-ja akuzojnë Presidentin Alexander Lukashenko se po i përdor migrantët si “armë” për të ushtruar trysni ndaj Perëndimit, duke I sjellë në Minsk njerëzit që largohen nga Lindja e Mesme e më pas duke i çuar në kufijtë e Polonisë dhe shteteve baltike.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko dhe aleati i tij, Presidenti rus Vladimir Putin kanë fajësuar BE-në.

Zonja Von der Leyen tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kishin përgatitur sanksione kundër Bjellorusisë që do të hynin në fuqi në fillim të muajit dhjetor.

“Ne do të shqyrtojmë mundësinë e vendosjes së sanksionove ndaj atyre linjave ajrore që lehtësojnë trafikimin e qenieve njerëzore drejt Minskut dhe më pas drejt kufirit BE-Bjellorusi”, shtoi ajo më tej.

Për herë të funditt zonja Von der Leyen dhe Presidenti Biden u takuan në Romë në samitin e G-20 si dhe konferencën e OKB-së për klimën në Glasgou. Presidenti Biden po kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Evropën pas tensionesh të krijuara nga paraardhësi i tij, ish-Presidenti Donald Trump.

Shtëpia e Bardhë tha përpara takimit se të dy udhëheqësit do të diskutojnë çështje që lidhen me ekonominë dhe trajtimin e tyre përmes një këshilli të përbashkët të tregtisë dhe teknologjisë SHBA-BE, ngrohjen globale si dhe çështje rajonale, si Ukraina dhe Ballkani Perëndimor.

“Presidenti Biden do të riafirmojë mbështetjen e tij për Bashkimin Evropian si një partner themelor për Shtetet e Bashkuara”, thuhej në një deklaratë të zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Emily Horne.

Marrëdhëniet transatlantike janë përmirësuar nën administratën e Presidentit Biden. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë arritur të zgjidhin dy mosmarrëveshje të mëdha tregtare, atë që lidhet me subvencionimin e avionëve dhe prodhimin e çelikut, duke u bërë bashkë në kauzën më të madhe atë të kërcënimit që paraqet Kina./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
BE Bjellorusi Sanksione von der leyen Zgjerim

Nga e njëjta kategori

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për krime lufte! Kryeministri izraelit: Erdogan, një diktator

më shumë...

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar dhe 4 të tjerë

më shumë...

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin

më shumë...

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me SHBA-në për sanksionet: Pse vendosni masa të reja çdo dy javë?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:27

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto...

10:11

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për...

9:56

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 26...

9:26

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë...

8:57

Operacion kundër shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtje...

8:32

E keni ditur? Ja pse nuk duhet...

8:04

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me...

7:44

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me...

7:16

Lëkura portokalli dhe limoni, për çfarë shërbejnë...

6:50

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet...

6:45

Të paktën pesë të vrarë pas një...

6:44

“Po thithin tym e flakë”! Gjura bën...

6:34

Zjarret/ Ministri: Ja ku janë situatat më...

6:20

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti...

6:08

Librazhd/ Flakët “pushtojnë” Malin e Polisit, digjen...

5:48

“Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra...

5:23

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit,...

5:03

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin...

4:53

Vatra zjarri në Bashkinë e Mirditës, flakët...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Londër! Emigrantët afganë p*rdhunuan një grua nën k...
  • VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat...
  • “Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra për veshjen e “p...
  • “Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një vajzë”, z...
  • Nisin hetimet për babain në Qipro, la vajzën 11-vjeçare vetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.