Subscribe

Marrëdhëniet e tensionuara mes Varshavës dhe Brukselit janë përshkallëzuar në gjuhën e kërcënimeve teksa Komisioni Europian këmbëngul se vendimi i gjykatës kushtetuese polake, sfidon drejtpërdrejt epërsinë e ligjeve të BE-së.

Në një fjalim para ligjvënësve të unionit në Strazburg, presidentja Ursula von der Leyen, tha se qwndrimi i Polonisw dëmton mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

 

URSULA VON DER LEYEN

 

PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN

 

“Sundimi i ligjit është ajo që mban të bashkuar bllokun tonë. Është themeli i unitetit tonë. Është thelbësor në mbrojtjen e vlerave mbi të cilat u themelua ky bllok. Demokracia, liria dhe barazia. Komisioni do të sfidojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese Polake edhe përmes nenti 7 nëse do të jetë e nevojshme.”

 

“Neni 7” është sanksioni më i fuqishëm politik i Bashkimit Europian që pezullon të drejtën e votimit. Ndërkohë Gjykata Evropiane me kërkesë të Komisionit Evropian ka vendosur gjoba ditore ndaj Polonisë derisa të përmirësojë funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe të pezullojë ligjet e reja që konsiderohen se minojnë pavarësinë gjyqësore.

 

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki mbrojti qëndrimin e vendit të tij se ligji më i lartë i Polonisë është kushtetuta e vendit dhe jo ligji i Bashkimit Evropian, por përjashtoi mundësinë e PolExit.

 

MATEUSZ MORAËIECKI

KRYEMINISTER I POLONISE

“Polonia respekton traktatet e Bashkimit Europian, është dhe do të mbetet anëtare e bllokut pasi mbështetja e polakëve ndaj BE-së është në nivelin prej 85%. Ne nuk duhet të përhapim më shumë gënjeshtra në lidhje me largimin e Polonisë nga Unioni.”

 

Bashkimi Europian ka në dispozion mekanizma të ndryshëm financiarë për të detyruar Varshavën të veprojë në përputhje me ligjin e Unionit.

 

Polonia është një nga shtetet anëtare, që përfiton më shumë fonde nga unioni, por bashkë me Hungarinë kanë patur përplasje të herëpashershme me BE-në mbi sundimin e shtetit ligjor, lirisë së medias dhe të drejtave të minoritetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *