E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Von der Leyen i kërkon falje Italisë: Munguam kur kishte nevojë për ndihmë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Parlamentin Evropian, iu drejtua në mënyrë të veçantë Italisë.

Ajo kërkoi falje për sjelljen e BE në kohën kur shteti italian kishte më shumë nevojë për ndihmë.

Reklamë

“Është e vërtetë që shumë munguan kur Italia kishin nevojë për ndihmë në fillim të kësaj pandemie. Dhe është e vërtetë, BE tani duhet t’i kërkojë falje Italisë. Por faljet zbatohen vetëm nëse ndryshoni sjelljen tuaj. U desh shumë kohë që të gjithë të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë njëri-tjetrin. E vërteta është kjo: tani Bashkimi Evropian është e pranishme për të ndihmuar më nevojtarët.”

Reagimi i von der Leyen erdhi pasi BE u kritikua shumë për qëndrimin që mbajti karshi Italisë. Madje, kryeministri Conte kërcënoi edhe me daljen nga unioni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë