Presidentja  e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Ballkani Perëndimor do të jetë një nga përparësitë e saj gjatë pesë viteve të ardhshme.

 

Ajo u shpreh se hapat e mëtejshëm për t’u anëtarësuar në BE janë të qarta, dhe se rajoni është shumë i rëndësishëm për Unionin.

 

 

URSULA VON DER LEYEN

 

PRESIDENTE E ZGJEDHUR E KE

 

“Unë dëshiroj që Ballkani Perëndimor të jetë sa më i afërt me BE. Rregullat tona nuk kanë ndryshuar. Ekzistojnë vlera themelore, dhe vendet që duan të anëtarësohen në BE duhet të tregojnë se respektojnë të njëjtat rregulla, i plotësojnë kushtet dhe se janë të aftë të jenë anëtarë të BE-së.”

 

 

Von Der lajen bëri të qartë se pozicioni i administratës së saj ndaj procesit të zgjerimit, nuk ka ndryshuar, është i njëjti departament me të njëjtat përgjegjësi, pavarësisht se emri i portofolit nuk do të jetë më “Politikat e fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit” por “Fqinjësia dhe zgjerimi”.

 

Kandidatura e ish ministrit hungarez të drejtësisë, Lazlo Trooçanji  per kete post, nuk u mirëprit dhe ka ngjallur polemika.

 

Sipas analistëve, beteja e tij në parlamentin europian do të jetë e vështirë.

 

Sa i takon pozicionit të ri “Mbrojtja e mënyrës tonë europiane të jetesës”, i cili do të drejtohet nga eurodeputeti grek Margaritis Schinas, Von Der Lajen është kritikuar ide fashiste në komision.

 

Disa eurodeputetë dhe organizata joqeveritare kanë deklaruar se krijimi I portofolit te ri është një përpjekje për të përjashtuar kulturat e tjera.

 

VON DER LEYEN: BALLKANI, PRIORITET

 

PRESIDENTJA E KE KRITIKOHET PER IDE FASHISTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *