Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot te gjithë kryebashkiakët e vendit.

Mësohet se mes kryebashkiakëve që kanë qenë pjesë e mbledhjes me Ramë, është edhe kryetarja demokrate e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Kujtojmë se në mbledhjet që ka zhvilluar së fundmi Rama me kryebashkiakët, Ademi nuk ka qenë asnjëherë e pranishme ndërsa sot ka “thyer akujt”. Mesa duket këtë herë kryebashkiakja demokrate nuk ka mundur “të refuzojë” dhe i është bashkuar kryeministrit.

Gjatë kësaj mbledhje është tema kryesore e diskutimeve kanë qenë ujësjellësat dhe kanalizimet nëpër bashkitë e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *