Pas shpërndarjes së protestuesve si pasojë e gazit lotsjellës, militantet e PD janë rigrupuar sërish rreth kryebashkiakes Voltana Ademi.

 

Ajo deklaroi se protestuesit nuk do tërhiqen nga marrshimi në qytet por i bëri apel policisë të mos provokojë. Ademi shtoi se nuk do lejojë që banda kriminale e Ramës të sundoje qytetin.

 

“Në 1 korrik ose do shkojmë të gjithë në burg si Bardh spahia ose do ikim në azil. Por ne nuk largohemi nga qyteti jonë per shkak të kësaj klike mafioze. Jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund derisa Rama të largohet.”

Kryebashkiakja Ademi ishte në krye të militantëve të PD, të cilët tentuan të çajnë kordonin për tu afruar tek takimi elektoral i Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *