Subscribe

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi theksoi se nuk do ta lëshojë zyrën e se do vijojë të jetë në krye të Bashkisë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

Pas konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës, Ademi reagoi duke e cilësuar mbledhjen si një farsë ndërsa paralajmëroi se ajo do të zhbëhet.

 

Sipas Ademit, PS me zgjedhjet e 30 qershorit po përpiqet që të uzurpojë Shkodrën e të gjithë Shqipërinë.

 

“Ajo që ka ndodhur sot në Shkodër do të zhbëhet. Ne kurrsesi nuk mund të lejojmë që një uzurpator të uzurpojë qytetin dhe Shqipërinë. Për këtë e kanë meritën vetëm njerëzit. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë ta duam qytetin, ta mbrojmë qytetin. Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësinë që të jem kryetare e bashkisë Shkodër deri në momentin sa më të shpejtë për të gjithë ne, jo vetëm për Shkodrën po për gjithë Shqipërinë ku ne shqiptarët ne shkodranët të sigurojmë zgjedhje të vërteta dhe të rregullta. Ku të gjithë mund të zgjedhin të lirë,  jo vetëm për kryetarin e bashkisë, por edhe për këshillin bashkiak. Përpjeka jonë vazhdon.”

 

Ademi deklaroi më tej se zgjedhjet lokale do të mbahen në 13 tetor duke shprehur bindjen se një gjë të tillë e kërkojnë vetë qytetarët.

 

One thought on “Voltana Ademi: Nuk e lëshoj zyrën e kryetares, shihemi në 13 tetor

  1. Po si, zgjedhjet ashtu si ishin kan perfunduar e jan certifikuar , Zyren e leshon njejt sikurse Basha qe ka liruar sheshet dhe spo behet me i gjall.
    Kush ju ka ndal te merrni pjese dhe ti fitoni zgjedhjet ?, juve u ka kaluar mandati , punen tjeter e kryejn organet e shtetit , kur degjoni nje budalla dhe kriminel qe keni ven ne krye ia jepni mundesin te despoti tjeter te marr te gjith pushtetin . tash keni kohe edhe kater vite te organizoheni natyrisht pa ate kriminel-Budallain tuaj ne krye ose te shuheni si parti dhe te merreni me mjeljen e lopeve apo vjeljen e rrushit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *