Volejbollit nuk i jepet drita jeshile për të nisur aktivitetin e tij. Sporti shqiptar po kalon një nga periudhat më të errëta në historinë e tij, teksa mbrëmjen e të hënës,  Ministria e Shëndetësisë publikoi dhe vendimin. Një përgjigje negative që vjen pas dy muajsh dhe që  prek më së shumti, sportistët dhe formën fizike të tyre. Menjëherë pas kësaj, reagoi dhe Federata Shqiptare e Volejbollit, e cila kërkoi një shpjegim nga Ministria. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Albens Vokopola tha për Vizion Plus se nuk e kupton pse volejbolli konsiderohet si një sport me rrezikshmëri e lartë, ndërsa ftoi institucionet te rishikojnë vendimin.

 ALBENS VOKOPOLA

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I FSHV

”Ishte një goditje e madhe pasi në përgjigjen e Ministrisë konsiderohej dhe volejbolli një sport me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid-it. Ne si Federatë e shikojmë të pakuptimtë cilësimin e volejbollit në këtë nivel duke parë që aktualisht janë aktivitet të tjera tregtare apo të shërbimeve që zhvillohen në ambiente të mbyllura.”

Vokopola bëri dhe një krahasim me sportet e tjera, ndërsa e konsideroi volejbollin si sporti, i cili ka më pak kontakt fizik.

 

ALBENS VOKOPOLA

”Ne nuk do të reshtemi dhe do të kërkojmë argumente të  tjera pse volejbolli është cilësuar në këtë mënyrë. Ne luajmë vetëm 12 lojtarë , 6 në njërën anë dhe 6 në tjetrën. Një inkubatur që shkon në 7-8 mijë kub ajër. Kështu që po ti marrim në krahasim me ato që thashë dhe më para, dalim në përfundim se sportet e tjera janë më të rrezikshme.”

 

Federata e Volejbollit dërgoi një tjetër kërkesë tek Ministria e Shëndetësisë për të kërkuar sqarime pas përgjigjes negative.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *