Subscribe

Nën mbështetjen e tifozerisë, vajzat e Skënderbeut triumfuan 3 me 0 përballë Tiranës në Volejboll.

 

Loja e bukur dominoi në të treja setet.

 

Kjo edhe fal atmosferës së krijuar në shkallët e pallatit të sportit “Tamara Nikolla” nga ana e ultrasve të ekipit. Triumfin, korçaret e rrjetës, e cilësuan një hap drejt fitimit të titullit kampion.

 

ELENA BEGO – VOLEJBOLLISTE

 

Një fitore që na hap rrugën për kampionatin.

 

STELA AGOLLI – VOLEJBOLLISTE

 

Shumë emocione. Nuk kisha parë asnjëherë një atmosferë të tillë.

 

Për të dy trajnerët, sfida tregoi se për herë të parë pas shumë vitesh volejbolli po rikthehet.

 

PANDUSH KAPEDANI – TRAJNER I SKENDERBEUT

 

Ka që në qershor të vitit 90 që nuk është parë. Fitorja më e madhe është për ato vajza që ishin në publik.

 

AMARILDA PRENGA – TRAJNERE E TIRANES

 

U kënaqa duke pa lojën, por dhe publikun që ka munguar. Me një fjalë, të shijon dhe humbja kështu.

 

Vetëm pak ditë më parë, Skënderbeu humbi ndeshjen finale të kupës ndaj Tiranës me rezultatin 3-0. Ndërkohë, shpresa e vetme e tyre për këtë sezon mbetet kampionati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *