Kombetarja e femrave ne volejboll u mund 0-3 ne “Feti Borova” nga Austria, ne ndeshjen e dyte te Grupit B, te vlefshme per Ligen e Europës.

Vajzat kuqezi nuk arritën dot të marrin një tjeter rezultat pozitiv pas fitores së madhe të siguruar pak ditë më parë në ndeshjen e parë kundër gjeorgjisë në transferte.

 

Këtë herë në Tiranë, kundër një kundërshtari me të fortë vajzat e kopmbëtares së volejbollit nuk ia dolën të kënaqin tifozët e shumë të e pranisghëm në këtë takim. Në setin e parë Austria fitoi 25 me 18 ndërsa pak e shumë e njëjta histori ishte edhe ne setin e dytë që mbaroi 25 me 17.

 

Në setin e trete rezistenca e vajzave kuqezi ishte pak më e madhe por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

 

Pavarësisht humbjes, Shqipëria është ende në garë për të shpresuar tek kualifikimi.

 

Pak a shumë e njejta situate është edhe tek meshkujt të cilët pasi u mundën në takimin e parë në Bjellorusi, fituan ndeshjen e dytë në transferte kundër Hungarisë 3 me 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *