Ish deputetja e Pd Albana Vokshi tha se kryeministri Rama e ka detyrim ligjor ndërprerjen e kontratave koncesionare të dhëna në fushën e shërbimit mjekësor. Vokshi shton se lekët në këtë rast krize mund të gjenden lehtësisht nëse  Rama ka vullnet.

Por, ai thotë ish deputetja e PD, nuk e ndërmerr këtë hap pasi nuk dëshiron ti heqë parate, Vilmës dhe ortakëve të tjerë.

“Milionat vertetë nuk bien nga qielli, siç thotë Edi Rama, por edhe tek Vilma Nushi nuk ka pse i çon. Nëse ka vullnet, Edi Rama ka ku i gjen paratë për të përballuar krizën. Ligji parashikon mundësinë që kontrata e koncesionit korruptiv dhe të padobishëm e #checkup-it të ndërpritet në raste epidemish. Po kështu të gjitha kontratat e ngjashme abuzive të shëndetësisë, që nuk u shërbejnë qytetarëve, duhen ndêrprerë! Jemi në një #superepidemi, në një #pandemi globale, por Edi Rama vazhdon të zvarritet, që t’i japë sa më shumë miliona të mundet Vilmës dhe ortakëve të tij! Ja ku i ke lekët! Varu tani nga këmbët në Sheshin Skënderbej!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *