Partia Demokratike ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog e ka cilësuar të pasinqertë.

 

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me faktin se opozita e bashkuar do të jetë ose jo pjesë e tryezës që është thirrur nga OSBE-ja.

 

Për të folur më shumë rreth vendimit që opozita e bashkuar do të marrë pas një jave në studion e lajmeve qëndrore në Vizion Plus këtë të mërkurë ka qenë ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

 

Në fjalën e saj, Vokshi është shprehur se opozita e bashkuar do të jetë aty ku e shikon të nevojshme dhe do të jetë e gatshme për të qenë aktive në zgjidhjen e krizës politike.

 

Sot java opozita mendoj se do të jetë aty ku zgjidhet kriza shumë dimensionale politike ekonomike, institucionale e vendin. Ne kemi qenë shumë dakord që me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve të zgjidhej kriza politike para zgjedhjeve të 30 qershorit, ka qenë Edi Rama  që ka refuzuar të gjithë negociatorët ndërkombëtarë dhe nuk ka pranuar. Nëse Edi Rama çon sot një letër hipokrite, po ju kujtoj 7 letrat hipokrite të para zgjedhjeve që dukeshin sikur ftonin por që në fakt rrëzonin të gjithë kërkesat dhe kushtet e opozitës.

Me poshte intervista e Vokshit e dhene per Vizion Plus:

Presioni ndërkombëtar dhe nga brenda është rritur për tu ulu për negociata për reformën zgjedhore dhe jo vetëm, A do të marrë pjesë PD-ja pas një jave në tryezën, pasi akoma nuk ka asnjë konfirmim nga Basha për këtë takim.

 

Unë dua tju siguroj se PD-ja gjithmonë ka qenë pro reformës zgjedhore ka marrë pjesë në komisionin Parlamentar ad-hoc, kur ishim në parlament dhe ndodhi kur komiteti i Stabilizim asocimit ku dhe unë bëj pjesë, kur ishim në Bruksel , Taulant Balla dhe anëtarët e PS-së vunë përpara eurodeputetëve një platformë krejt të parakorduar dhe të padiskutuar një platformë e tyre në mënyrë të fshehtë brenda intrigës që ato ikarakterizon duke lënë jashtë lojë të gjithë anëtarët e opozitës në atë komision. Ne kemi qenë  pro të gjithave bisedimeve dhe negociatave që do të zgjidhnin jo vetëm reformën elektorale porn ë radhë të parë krizën shumë dimensionale që ka pushtuar  vendin, sepse është një krizë institucionale. Sot java opozita mendoj se do të jetë aty ku zgjidhet kriza shumë dimensionale politike ekonomike, institucionale e vendin. Ne kemi qenë shumë dakord që me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve të zgjidhej kriza politike para zgjedhjeve të 30 qershorit, ka qenë Edi Rama  që ka refuzuar të gjithë negociatorët ndërkombëtarë dhe nuk ka pranuar. Nëse Edi Rama çon sot një letër hipokrite, po ju kujtoj 7 letrat hipokrite të para zgjedhjeve që dukeshin sikur ftonin por që në fakt rrëzonin të gjithë kërkesat dhe kushtet e opozitës. Nuk zgjidhin letrat asgjë, ai duhet të tregojë vullnetin politik, të heqë nga bashkëkryetar Damian Gjiknurin, se ai është një nga personat i përfolur dhe i regjistruar dhe nga përgjimet e BILD bashkë me çunat problematic. Si mundet që të kryesojë ai një komision zgjedhor ndërkohë që duhet të jetë pas hekurave?

 

Për PD-në a mbetet faktori ndërkombëtar i njëanshëm apo jo, kam parasysh se Basha tha se zgjidhja nuk vjen nga jashtë nuk duhet të kthejmë sytë nga qielli duhet ta zgjidhim vetë. Çdo të thotë kjo?

 

Zgjidhja gjithmonë vjen nga brenda por ne e kuptojmë edhe rëndësinë e faktorin ndërkombëtar, është kjo arsyeja që Basha jo më larg se para disa ditësh ka qenë vetë në Asamblenë Popullore Europiane, ku ka kërkuar dhe lobuar për hapjen e negociatave. PD-ja që në fillim është dhe do të jetë për hapjen e negociatave, pasi një hap i tillë është në të mirë të të gjithë shqiptarëve, i vetmi person që nuk do hapjen e negociatave është Edi Rama. Ai është personi që po shkatërron negociatat, është ai që çdo vit po rrit listën e kushteve. Ishte 5 para tre vitesh u bë shtatë vjet dhe sivjet është nëntë kushte. Në DË raporton se deputetet kanë vënë në kushte dhe njëra prej të cilave ka lidhje edhe me votimet e 30 qershorit, pra duhet të ndajë mendjen Gjykata Kushtetuese nëse zgjedhjet janë apo jot ë vlefshme. Vetëm Kushtetuesja mund të vlerësojë dekretet e presidentit për votimet e 30 qershorit, Gjermania është e qartë.

 

Platforma e opozitës që ju po përgatisni a ka një element të Reformës në Drejtësi, si besoni se do të pranohet një Konkept i ri për reformën në drejtësi ashtu si PD-ja e koncepton ndërkohë që SHBA dhe BE lobojnë fort që të zbatohet kjo platformë që është miratuar?

 

Partia Demokratike ka qenë gjithmonë për Reformën në Drejtësi, madje ka punuar fort që shqiptarët të kenë drejtësinë e vonuar dhe të munguar edhe sot e kësaj dite nuk po e marrin drejtësinë. Ne prej dy vitesh kemi mungesë të gjykatës Kushtetuese,  ku ta gjejnë të drejtën kushtetuese shqiptarët. Mënyrën si e aplikoi Reformën në Drejtësi, Edi Rama që e bëri qëllimisht që sot të mos kishim Gjykatë Kushtetuese të mos kishim Gjykatë të Lartë, sot shqiptarët vijojjnë të kenë mungesë drejtësie. Kjo nuk do të thotë se opozita është kundër , ne jemi pro Reformës në Drejtësi, por jo reformës të kapur nga partitë politike, Asnjë parti politike nuk duhet të ndikojë në këtë reform, ajo duhet të jetë apolitike, unë do të ftoja të gjithë kombëtarët dhe  ndërkombëtarët që të lexojnë raportin e OSBE-ODIHR, i cili nuk është raport për të certifikuar zgjedhje sepse nuk ka pasur zgjedhje me 30 qershor, prandaj dhe mungon flania që u plotësuan ose jo standartet në zgjedhje, por hapet me fjalinë që nuk u mor parasysh interesi i qytetarëve duke vijuar me shqetësimet e mëtejshme për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, dhe me tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *