Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi deklaroi se policia po përpiqet të dëmtojë protestën e studentëve dhe pedagogëve.

 

 

Gjatë nderhyrjes së saj në Parlament, Vokshi bëri të ditur se gjithçka është e filmuar dhe se Ministri i Brendshëm do të mbajë përgjegjësi për këtë veprim.

 

 

“Zoti Ministër, ky është puç kushtetues, larg duart nga studentët!Largoji policët dhe lërini ata të protestojnë. Detyra juaj e vetme është të zbatoni ligjin, të zbatoni Kushtetutën. Të respektoni dhe të garantoni çdo student, qoftë edhe një të vetëm, në të drejtën e tyre për të protestuar”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *