Deputetja e Partisë demokratike, Albana Vokshi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila fjet pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.

 

Përmes një postimi në profilin e saj të Facebook, deputetja Vokshi shkruan se askush nga deputetët pa mandat sot të opozitës nuk ka frikë nga drejtësia, pasi frikë kanë vetëm ata që kanë vjedhur, si Elisa dhe eprori i saj Rama.

 

“Ne kemi hequr dorë nga mandatet tona, jemi si cdo qyetatar, pa asnjë imunitet dhe nuk kemi frike nga shërbëtorët e Ramë në drejtesi.  Por Elisa Spiropalit frika i ka hyrë në palcë sepse është kapur duke vjedhur nga fondet publike 550 milionë lekë bashkë me familje e farefis. Hajdutja e doganave që reciton fjalimet e Edi Ramës, do të shkojë shumë shpejt para drejtësisë.  Dhe bën mirë që ka frikë! Pushteti i blerë me dhe nga krimi, i ka ditë e numëruara! Nuk ka shpëtim për Elisën e të ngjashmit e saj në maxhorancë që me babëzinë e tyre të pakufishme, përzunë shqiptarët nga vendi dhe vranë shpresën.

Drejtësia vonon por nuk harron!!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *