Ashtu si një muaj me parë edhe protesta e kësaj të shtune shënoi jo vetëm një numër të konsiderueshëm njerëzish në bulevard, por edhe akte dhune ndaj institucioneve dhe policisë.

 

Lideri demokrat Lulzim Basha e quajti një fitore tubimin e 16 marsit, ndërkohë që nga mazhoranca deklaruan se protesta degradoi.

 

Ndërkohë faktorë të tjerë si presidenti apo diplomatët bënë apel për shmangien e konfliktit dhe vetëpërmbajtje.

 

Për të folur më shumë rreth aksionit opozitar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus këtë të shtunë ka qenë ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

 

Në fjalën e saj për Vizion  Plus, ish deputetja Vokshi është shprehur se protestuesit u provokuan, ishin ato që u dhunuan te parlamenti dhe jo policia apo institucionet. Sipas saj nga dhuna që flitet ska asnjë institucion të dëmtuar por vetëm protestues të helmuar nga gazi i policisë.

 

A ishte një fitore për opozitën protesta e së shtunës, duke patur parasyh përplasjen dhe aktet e dhunës para parlamentit?

 

Së pari le ta nisim nga pjesmarrja që pavarësisht presioneve dhe shantazheve, postoblloqeve dhe ndalesave të autobusëve apo të makinave që vinin nga të gjithë qytetet, një pjesë e mirë e personave pjesmarrës kanë ardhur dhe në orët e vona të së premtes pikërisht për të mos pasur pengesat e urdhëruara nga Edi Rama. Tirana vërshoi, sot janë mbyllur qepenat e dyqanëve, pjesa më e madhe e tyre dhe shumica e qytetarëve të Tiranës kanë qenë familjarisht në tubimin më madhështor të bërë ndonjëherë. Po është fitore sepse Rama nuk arriti dot pavarësisht manipulimeve, dhunës sistematike që ushtroi në të gjitha llojet e formave të tij duke shantazhuar vëllain që do të hiqte motrën nga puna, burrin që do i hiqte gruan nga puna, duke burgosur anëtarë të PD-së duke i telefonuar dhe shantazhuar por nuk arriti që ta shuante protestën, por përkundrazi sot kemi pasur qytetarë më të shumtë dhe më të vendosur në numër.

 

Përse precipitoi situata deri në atë pike? A ishte një perpjekje e kalkuluar për të hyre në parlament?

 

Flasim me fakte, kur precipitoi, kush ishte ai që provokoi fillimisht, ishte policia e urdhëruar nga Lleshaj dhe Rama, apo ishin protestuesit. Turma u provokua, nuk është provuar ajo që quani dhunë, dhe nëse ajo që ju quani dhunë ku janë policët, nëse ka dhunë ndaj institucioneve atëherë shifen institucionet nëse ka dëmtime. Nuk ka asnjë dëmtim të institucionit si godinë, a ka dëmtime në policë nuk ka ishte vetëm një efektiv që ishte i lënduar.

 

Policia thotë se janë tre të plagosur?

 

Unë vajta dhe ishte vetëm një polic i plagosur në këmbë dhe një kishte marrë një plagosje të vogël në kokë. Erdhi drejtori i Policisë Ardi Veliu dhe vizitoi vetëm 2 efektivët e policisë të cilët nuk kishin absolutisht asnjë dëmtim, asgjë dhe nuk futi as kokën për të parë protestuesin I cili për shkak të dhunës së ushtruar me urdhër të Edi Ramës kishte dy brinjë të thyera, për shkak të mënyrës se s iështë përdorur uji me presion, të cilin presioni I ujit e kishte përplasur me murin e kalasë. Pra kush quhet dhunë për të mos përmendur protetsuesit e tjerë në QSUT apo në Traumë apo në qendrat e tjera shëndetsore. Pra kush ka ushtruar dhunë në këtë rast? Si mundet të hidhet gaz lotsjellës, sot kemi pasur një sulm të paprecedentë të jo proporcional ndaj protestuesve paqësorë, ndaj fëmijëve kishte fëmijë në turmë, të cilët janë helmuar kishte breshëri të bombulave të gazit që hidheshin si kurrë më parë. Si mundet një gjë e tillë, vetëm një kryeministër që e urren me një ligësi të madhe ndaj popullit të tij mund të urdhërojë që të helmojë në masë protestuesit të cilët protestojnë për të drejtat e tyre.

 

Këtë radhë ndryshe nga protestat e tjera, protesta u zhvendos duke treguar një rrethim simbolistik të kryeministrisë dhe më pas tek parlamenti. Ishte spontane apo ishte e llogaritur nga ana juaj?

 

PD-ja ka një grup pune i cili merret me detajet e protestën e të tjerëve dhe ka qytetarë të tjerë të cilët protestojnë, dhe normalisht ka një vendimarrje qoftë edhe spontane, por edhe të përllogaritur më parë. Gjithçka varet nga numri i protestuesve nga mënyra se si mund të ecë protesta, pra nuk mund të kete një plan të qartë që në fillim apo një natë më par. Sepse dinamika e protestës varet nga frymëzimi i momentit. Sot kishim qytetarë që nga Skëndërbeu, dhe jo ai i Elisës dhe deri tek Universiteti i Arteve, ishte  gjithë bulevardi i mbushur si asnjëherë më parë. Sot qytetarët dëshmuan se e kanë lënë në vetmi Edi Ramën i cili fshihet në një tunel, në një qytezë, vetëm nga presioni i protestave nga frika nga tmerri që e ka zënë nga qytetarët dhe protestat e tyre ai zhduket nga Tirana. Kush është ai kryeministër që nuk rri në kryeqytet, vetëm ai sepse ai tmerrohet nga protesta nuk është e vërtetë se e mbushin të punësuarit e bashkive të gjithë rrugët e Tiranës, nuk ka paqe, nuk ka stabilitet në Shqipëri pa u larguar Edi Rama, personi i vetëm që e ka destabilizuar vendin. Nuk ka paqe pa u larguar kjo qeveri që është bërë palë me krimin.

 

Çfarë do të bëni tani e tutje për të arritur synimin tuaj rrëzimin e Ramës?

Do të protestojmë çdo ditë. Qytetarët çdo ditë tregojnë se më të shumtë në numër i bashkohen opozitës së bashkuar ne ishim shumë më shumë në numër sesa në 16 shkurt, do të jemi shumë më shumë në numër nesër sepse qytetarët besojnë tek opozita e bashkuar, besojnë tek Lulzim Basha dhe tek alternative, asgjë nuk i ndal më ata, as helmimi me gaz, as dhuna policore as shantazhet e Edi Ramës. Ta harrojë Rama me raprezaljet që ka bërë pas protestës duke arrestuar protestuesit që kanë protestuar paqësisht, ai nuk mund të mbajë një qeveri në këmbë me autoblinda, nuk e mban dot me policinë e Lleshajt, nuk e mban dot me arrestime dhe me dhunë. Çdo ditë do të ketë dhunë në çdo rrugë, qytet dhe lagje të Shqipërisë, vetëm me largimin e Ramës mund të vendoset paqja dhe  demokracia në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *