E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vokshi: Dhuna shtetërore e Edi Ramës nuk po kursen asgjë

Partia Demokratike sërish nuk ndalet së akuzuari kryeministrin Rama se po kërcënon me gjoba bizneset për të dalë në votimet e PS.

 

Ish-deputetja Albana Vokshi në një dalje për mediat nga selia blu tha se gjobat politike të vendosura nga Rama do të anulohen nga një qeveri tjetër.

 

Reklamë

“Dhuna shtetërore e pushtetit në ikje të Edi Ramës nuk po kursen asnjë dhe asgjë.

Në shënjestër të dhunës shtetërore të regjimit kriminal rilindas janë vënë edhe bizneset dhe mijëra të punësuarit e këtij sektori. Në tentativën e dëshpëruar për të zgjatur komën e pushtetit të vjedhur me krimin, Edi Rama po kërcënon biznesin nëpërmjet gjobave dhe formave të tjera të presionit tatimor. Kriminelët e pushtetit, të veshur me kostumin e taksidarit të pushtetit, janë duke trokitur derë më derë në çdo biznes që t’i detyrojnë të dalin në votimet e paligjshme dhe kriminale të Partisë Socialiste.  Janë me qindra rastet e denoncuara nga bizneset, kur taksidarët dhe tatimorët e Edi Ramës kanë vendosur gjoba të rënda, që rrezikojnë falimentimin e shumë bizneseve që nuk i binden urdhrit të pushtetit të fituar me votën e vjedhur dhe grabitur nga krimi.

Partia Demokratike u bën thirrje bizneseve që të mos përkulen para kërcënimeve të kriminelëve të veshur me pushtet.  Gjobat që vendosin sot taksidarët e Edi Ramës dhe veglave qorre të pushtetit të tij të inkriminuar, do të konsiderohen gjoba politike.   Ato do të anullohen dhe gjobëvënësit do të goditen ashpërsisht.  Asnjë gjobë politike dhe e paligjshme e pushtetit të Edi Ramës, nuk do të njihet dhe do të anulohen nga një qeveri europiane që do të vijë me zgjedhje të lira, pa kriminelë e taksidarë në kutitë e votimit.  Liria ekonomike për të punuar pa frikë nga bandat e taksidarëve, punësimi dhe mirëqenia për çdo shqiptar, janë prioriteti ynë numër 1.”

 

Vokshi ka bërë thirrje për bashkim për ti dhënë fund padrejtësisë dhe dhunës shtetërore, korrupsionit të regjimit kriminal. Ndër të tjera ajo ka theksuar se nuk duhen të tremben dhe që me 30 qershor të braktisin dhe të refuzojnë të dielën e 30 qershorit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë