E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Vendi

Vokshi: Bandat me uniformë të Edi Ramës të vrasin natën e të qajnë ditën

Albana Vokshi, ish-deputetja e PD, ka akuzuar policinë se i vret qytetarët natën e i qan ditën.

 

Në një postim në “Facebook”, Vokshi duke u ndalur tek letra drejtuar bizneseve para Parlamentit nga Ardi Veliu, i cili u kërkonte atyre ndjesë për gazin lotsjellës, e akuzon drejtorin e Policisë se po tallet me qytetarët.

 

Reklamë

Sipas Vokshit, hedhja e gazit lotsjellës është bërë me qëllim për faktin që të trëmbin opozitën dhe qytetarët.

 

“Bandat me uniformë të Edi Ramës të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Ndjesa e #policisë për bizneset pranë #parlamentit është tallje me qytetarët dhe hipokrizi e neveritshme. Helmimi me lëndë kimike i protestuesve, fëmijëve, nxënësve të shkollës ekonomike, grave dhe nënave shtatzëna, banorëve dhe bizneseve të zonës është bërë me urdhër kriminal gjakftohtë për të trembur opozitën dhe qytetarët. Pamjet tregojnë se kanë hedhur aq shumë gaz lotsjellës, sa kanë helmuar edhe njerëzit brenda qendrës tregtare pranë parlamentit. Ftoj #bizneset dhe #banorët pranë Parlamentit të bashkohen me ne në #5Marspër të protestuar kundër qeverisë që për qytetarët e vet ofron vec helm, papunësi dhe varfëri. Është shumë afër dita kur banda me uniformë e Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit për sjelljen e saj kriminale. #Protesto #5Mars

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë