32-vjeçari nga Kosova, Dren Osmani është arrestuar nga policia e Tiranës.
Sipas bluve, i riu më datë 15.01.2024, ka vjedhur me dhunë, në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shtetas, kishte vjedhur me dhunë një shunë parash, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:
– D. O., 32 vjeç, banues në Prishtinë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 15.01.2024, ka vjedhur me dhunë, në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shumë parash“, njofton policia./vizionplus.tv