E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vodhi një automjet në Durrës, arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë nga policia e Durrësit. Ai dyshohet se vodhi një automjet në lagjen nr. 13.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale automjetin e vjedhur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien para përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, me marrjen e njoftimit për një automjet të vjedhur menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Falë reagimit në kohë, dhe veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorit, kapjen dhe arrestimin e tij si dhe gjetjen e automjetit të vjedhur në pronësi të shtetasit E. F, të cilin ky shtetas e kishte vjedhur në lagjen nr. 13 gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Reklamë

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 26 banues në Ersekë, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë