E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vodhi me forcë paratë në një farmaci, arrestohet 25-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka reaguar shpejt dhe ka identifikuar autorin e vjedhjes me forcë në një farmaci në lagjen “Liri”.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve, pas kallëzimit të punonjëses së farmacisë, u arrestua I. Gj., 25 vjeç, banues në Fier, i dyshuar për vjedhjen me forcë të shumës prej 126,000 lekësh.

Gjatë kontrollit, policia sekuestruar një pjesë të parave të vjedhura dhe veshjet që autori kishte veshur gjatë kryerjes së veprës, si prova materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vjedhja”.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë