E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vodhi lekët e dritave dhe ujit të qytetarëve, pranga ish-punonjëses së postës

Një ish-punonjëse e postës së Levanit ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 milionë lekë të reja nga pagesat që bënin qytetarët.

 

E arrestuar është 30-vjeçarja me iniciale A.E., banuese në Levan të Fierit.

 

Reklamë

Sipas njoftimit të policisë, nga periudha janar 2019 deri në shtator 2019, dyshohet se ish-punonjësja ka përvetësuar 2 milionë lekë të reja nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët.

 

Ajo ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë